Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka folur për procesin zgjedhor të parashikuar më 30 qershor, duke theksuar se “Zgjedhje të tilla nuk janë bërë as në monizëm”.
Duke iu referuar Bindjes Demokratike, Edmond Spaho tha se “në 35 njësi bashkiake konkurrohet me një kandidat. Në të tjerat konkurrohet me kandidatët e patericës së Edi Ramës, që e krijoi vetë”.
Më tej ai sulmoi edhe KQZ, që sipas tij po funksionon në shkelje të ligjit duke regjistruar Bindjen Demokratike, si edhe duke mos i dhënë opozitës të drejtën për komisionerë në zgjedhje.
“KQZ-ja funksionin në kundërshtim me ligjin, kanë kapur mazhorancën në kundërshtim me ligjin, regjistrojnë jashtë afateve dhe pa mbështetjen as me firma dhe as me deputetë. Në mënyrë të jashtëligjshme i heqin opozitës komisionerët”, tha Spaho për Top Channel.