ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia 2 hours ago
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën 2 hours ago
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake 2 hours ago
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump 2 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Familja e dy kosovarëve që u mbytën në Durrës: Edi Rama nuk na dha 16 mijë eurot që na premtoi

albnews by albnews
25 November, 2020
in Albania, Kosova
0
Familja e dy kosovarëve që u mbytën në Durrës: Edi Rama nuk na dha 16 mijë eurot që na premtoi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një vit më parë qyteti i Durrësit me rrethinë u godit nga një tërmet i fuqishëm dhe brenda një kohe të shkurtër u rrënua shumëçka. Dhjetëra persona vdiqën, mijëra të tjerë u plagosën si dhe u rrënuan mijëra shtëpi e ndërtesa të banueshme.

Në mesin e viktimave të tërmetit të Durrësit u konfirmuan edhe dy kosovarë, Shemsedin e Isa Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në gërmadhat e hotelit “Tropikal” në Durrës.

RelatedPosts

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës, ja deri kur zgjat

Spartak Ngjela: Është turp që Fatos Nano u varros në varre publike

Opozita nderon Fatos Nanon, të pranishëm Mediu, Duka, Gjekmarkaj, Noka dhe Basha

Djemtë nga Gjilani kishin marrë rrugën për Shqipëri me qëllimin që të gjenin punë e ta ndihmonin financiarisht familjen, por disa orë më vonë tërmeti lëkundi fort hotelin ku po qëndronin, nga i cili më pas u nxorën pa shenja jete.

Pas vdekjes së tyre, njerëzit e vullnetit të mirë u mobilizuan dhe e ndihmuan familjen e tyre për ndërtimin e tri shtëpive të reja.

Tani familja Abazi ka kushte më të mira, por Luljetën, nënën e djemve të mbytur në tërmet, nuk e gëzon ky fakt, sepse ka shumë mall për Shemsiun e Isën.

Në një rrëfim për Gazetën Express, Luljeta Abazi është shprehur mirënjohëse ndaj të gjithë personave që e ndihmuan atë për ndërtimin e shtëpive të reja, megjithatë thotë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë.

Luljeta thotë se kryeministri shqiptar Rama nuk ua ka dhënë akoma 16 mijë eurot e premtuara.

“Shteti jonë na ka ndihmu, por Edi Rama i premtoi ato 16 mijë euro për gratë (bashkëshoretet e djmeve), por asgjë s’ju ka dhënë, e jo fëmijët me i shkollu deri në master qysh ka thanë. 16 mijë euro janë folë me jau dhënë grave, asnjë cent nuk jau ka dhënë. Për ndërtimin e shtëpive na kanë ndihmuar njerëzit, Zoti i shpërbleftë. Populli na ka ndihmu”, tha ajo.

Gazeta Express do të konfirmojë edhe në kabinetin e Qeverisë Rama nëse paratë e premtuara do t’i ekzekutojë në xhirollogarinë e familjes dhe pse ka ndodhur vonesa njëvjeçare.

Gjithsesi, 12 muaj pas ngjarjes së trishtë, Luljeta Abazi ditët i përshkruan katastrofike e netët pa gjumë.https://www.gazetaexpress.com/nje-thua-te-tyre-se-kisha-dhene-e-jo-per-kete-shtepi-qe-e-kane-ndertu-rrefimi-i-nenes-nga-gjilani-qe-iu-mbyten-dy-djemte-ne-durres/embed/#?secret=bGqRFL6VEG

Tërmeti me magnitudë 6.4, epiqendra e të cilit ishte 16 kilometra në jugperëndim të Mamurrasit, la të vdekur 51 persona, mbi 3 mijë tё plagosur, shumë objekte të dëmtuara që kapin vlerën e dëmeve 985 milionë euro.

Sipas informacioneve zyrtare në mesin e 51 personave që humbën jetën, ishin edhe 10 fëmijë të moshave 2-10 vjeç. 

Për nga shkalla e magnitudës ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur Shqipërinë në më shumë se dyzet vjet. Dëmet u shënuan kryesisht në qytetin e Durrësit dhe në fshatin e Kodër-Thumanës./Gazeta Express/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

Punëtori ‘heroik’ i trenit shpëtoi shumë jetë në sulmin me thikë, thotë policia

3 November, 2025
Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

Trump thotë se dyshon se SHBA-të do të shkojnë në luftë me Venezuelën

3 November, 2025
Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

Anije dronësh të Marinës “Tufa e ujqërve” në provën e suksesshme të anijeve luftarake

3 November, 2025
Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

Bota pret vendimin historik të Gjykatës Supreme të SHBA-së mbi tarifat e Trump

3 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result