Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit rus, Vladimir Putin, duke pohuar se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan, nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim, por një prezencë ruse aktive në Ballkan, nënkupton të kundërtën e saj.
“Deklarimeve të Presidentit të Rusisë, Vladmir Putin, dhënë për një media serbe, se politikat e ShBA-së dhe aleatëve përendimor janë faktorë destablizues në Ballkan, iu përgjigjem se më shumë Amerikë dhe NATO në Ballkan nënkupton më shumë paqe, stabilitet dhe zhvillim. Një prezencë ruse aktive në Ballkan nënkupton të kundërten e saj. Kosova vjen në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.