Gjermania ka vendosur të testoj fëmijët në distriktin e Thuringia ,Hildburghausen, ku është pjesa me më së shumti fëmijë të infektuar në Gjermani.
Pjesa lindore e Gjermanisë pa një rekord prej 603 raste për 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit, sipas Institutit Robert Koch, e cila është e specializuar për sëmundjet infektive.
Bodo Ramelow tha për ARD se ‘’tani do të kryejmë teste masive fëmijë dhe te rijnë, të cilët mund të testohen falas, duke mos paguar për testim. Në fund sipas këtyre testimeve do të dimë se sa janë shkollat të rrezikuara dhe sa janë të sigurt fëmijët në shkolla. Vendi i Hildburghausen ka 63.000 mijë banorë, ku shumica e banorëve rezultuan pozitiv me infeksionin korona, duke e çuar vendin në bllokim total.
Ndryshe nga shumë vende tjera gjermane, kopshtet dhe shkollat janë mbyllur, dhe njerëzit janë të lejuar të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për arsye specifike. Shkeljet e ligjit mund të dënohen deri me 25.000 mijë euro.
Kancelaria gjermane Angela Merkel ra dakord që masat e rrepta të jenë në fuqi deri me 20 dhjetor, por lehtësoj masat për festen e Krishtlindjeve, për të lejuar familjet të bashkohen dhe të festojnë së bashku. Masat e rrepta anti-Covid priten të vazhdojnë edhe në muajin janar.
Shumë gjerman protestuan në Berlin një javë më parë si pasojë e masave të rrepta të koronavirusit. Të mërkurën në qytetin e Hildburghausen protestuan edhe 400 protestues si pasojë e pakënaqësisë së masave të ndërmarra nga qeveria gjermane, shkruan Reuters.