ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima 7 hours ago
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale 7 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 7 hours ago
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit 7 hours ago
Çfarë dihet deri tani për aferat e korrupsionit miliona euro në Maqedoninë e Veriut? 7 hours ago
Next
Prev
Home UK

Mjeku Adrian Fandi: Mos përdorni dr. Google, kujdes me antibiotikët

albnews by albnews
26 November, 2020
in UK
0
Mjeku Adrian Fandi: Mos përdorni dr. Google, kujdes me antibiotikët
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Europa është në një situatë të re ku pjesa më e madhe e shteteve janë në valën e dytë të pandemisë. Situata është dinamike ndërkohë që shifrat shënojnë rritje në shumë shtete.

Mjeku shqiptar në Londër, Adrian Fandi ka publikuar në mënyrë të thjeshtëzuar për njerëzit protokollin që zbatohet ndaj COVID në Britaninë e Madhe. Dr. Fandi thotë se parimi i parë që nuk është në protokoll është të mos përdorim këshillat e DR. Google. Të çorodit më shumë sesa të orienton. Ai i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të mos përdorin antibiotik.

RelatedPosts

Titujt e Gazetave në UK

Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

Po protestonte pro Palestinës, arrestohet në Londër aktivistja Greta Thunberg

INTERVISTA

Dr. Fandi si është aktualisht situata në Britaninë e Madhe teksa po afrojnë dhe festat e fundvitit?

Nga ana mediatike, ekonomike dhe politike e dinë më mirë gazetarët sesa unë dhe kolegët e mi mjekë. Nga ana profesionale shikojmë një rritje të numrit të pacientëve që shtrohen në spital dhe kanë nevojë për një kujdes të avancuar dhe jo me trajtim në shtëpi.
Për fat të keq kjo ndodh në një grupmoshe relativisht të re nga 40-70 vjeç që shtrohen me komplikacione nga COVID-19.
Ka shumë pak raste në moshat nën 40 vjeç dhe akoma më pak në fëmijë të mitur.
Sot që po shkruaj (25 nëntor) në spitalin ku punoj dhe që mbulon një zonë rreth 500 mijë banorësh kemi 80 të shtruar ku midis tyre 5 janë në reanimacion. Natyrisht mesatarja e ditështrimit në repart është 8-10 ditë në qoftë se nuk shfaqen komplikacione.
Dihet se deri në mesin e tetorit kishim 3-4 pacientë të shtruar dhe shihnim 1-2 pacient në jave me komplikacione nga COVID që duheshin shtruar.
Kjo rritje eksponenciale erdhi pas sezonit të verës dhe uljes së vigjilencës për kë udhëtonte dhe rritjen e kontakteve midis popullatës.
Nuk mundemi të fajësojmë asnjë por realiteti është ky dhe që solli mbylljen graduale të Britanisë së Madhe dhe të gjithë Evropës
Fakti që COVID-19 prek këtë grupmoshe është se ajo është grupmosha që ndihet më e fuqishme, me aktivja duke punuar, udhëtuar dhe me jetë sociale.
Mbi 70-vjeçaret janë më pak aktivë dhe i ruhen më shumë viruseve dhe sëmundjeve të tjera ( frika ruan vreshtin )
Po vihet re që virusi prek me komplikacione më pak nën 40-vjeçarët dhe akoma nuk e dimë pse ( imuniteti më i fortë mbase diçka tjetër) por kjo nuk do të thotë që ata nuk infektohen, por janë bartës asiptomatik gjatë periudhës së pandemisë.
Dje dolën rregullat e reja se si do të sillemi gjatë Krishtlindjeve dhe besoj se njerezit do t’i ndjekin ato.
Problemi kryesor qëndron tek shërbimi shëndetësor( NHS UK) që sado i fortë e i përgatitur të jetë nuk mundet të përballoj një dyndje masive të të sëmurëve dhe natyrisht do të kolapsohet. Edhe pse mundet të investojë më shumë fonde për shërbimin shëndetësor nuk munden të rrisin numrin e mjekëve dhe infermierëve, si the mbingarkimi në punë do të sillte lodhjen mendore dhe fizike, gjë që është fiziologjike për njerëzit.

Para pak kohësh ju keni postuar grafikisht zbatimin e protokollit të COVID-19 në Angli. Si mund ta kuptojnë njerëzit e thjeshtë zbatimin e këtij protokolli në një kohë që të paktën në Shqipëri ka një debat lidhur me këtë?

Pjesa e pare e publikimit tim është për njerëzit e thjeshtë.
Parimi i parë që doja të theksoja dhe që nuk është në protokoll është të mos përdorim këshillat e DR. Google. Të çorodit më shumë sesa të orienton

1. pacientët asinptomatike dhe me test pozitiv – izolim per 14 dite
2. pacientë me temperature kolle
a– Antipiretike paracetamol dhe ibuprofen
b– Monitorim i presionit te gjakut.
c- Monitorim i oksigjenit gjate ecjes për të pakten 2 minuta
c/a oksigjeni me shume se 94% vazhdon terapinë në shtëpi
këtu nuk ka nevojë për ilaçe të tjera, antibiotikë, antivirale dhe steroid.
gati 90 % e këtyre pacientëve shërohen dhe nuk kanë nevojë për gjë tjetër
simptomat zhduken brenda 5-7 ditëve
Në qoftë se temperatura vazhdon dhe ndërkohë edhe në ditët e para frekuenca e frymëmarrjes rritet mbi 20 herë /min kur je në pushim edhe pse oksigjeni në gjak është mbi 94 atëherë duhet të mendojmë se kemi ose po zhvillohen komplikacione serioze në këtë pikë duhet të kontaktojmë mjekun dhe të bëjmë një vizitë.
Kujdes kur thërrisni mjekun, mbani gjithnjë maskën si ju dhe familjarët tuaj.
Duhet të bëjmë:
1. analizat e gjakut PCR dhe D-dimer .
2. antikoagulant ne doze terapeutike për minimumi 10 dite
3. kortizon ( dexamethasone 6 mg ne dite ose prednizolon 40 mg në ditë )
4. Radiografi e thoraksit.
5. Kontroll i vazhdueshëm i oksigjenit gjatë ecjes dhe në pushim
Duke pasur këto të dhëna si dhe gjendjen e pacientit mjeku vendos në qoftë se duhet të shtrohet ose të kurohet në shtëpi .
Skaneri i mushkërive ditëve të para nuk është i indikuar dhe jep shpresa false.
Duhet bërë te pacientët simptomatikë pas ditës së 5-6 nga fillimi i shenjave.
Skaneri duhet bërë me kontrast që të shihet embolia pulmonare (komplikacion i shpeshtë)
Terapia me antibiotikë nga goja dhe jo parenteral fillohet kur dyshohet për mbiinfeksion bakterial dhe jo menjëherë
Dmth rruazat e bardha të larta ose Proteina C reaktive e larte mbi 50 .

Ilaçi i shtrenjtë nuk ëshë ilaçi i duhur jeni shprehur më herët dr. Fandi. Cilat janë hapat e trajtimit për COVID-19 aktualisht në Britani dhe çfarë mund të mësojë Shqipëria?

Në Britani kurimi ndiqet në bazë të shkallës që përshkrova më lartë dhe në qoftë se ka nevojë për antibiotikë atëherë fillohet amoksicilina dhe klaritromicina duke ndjekur udhëzimet e mikrobiologëve.

Antibiotikë të gjeneratës së trete apo të katërt që jepen në Shqipëri nuk ka asnjë evidencë që shërojnë nga virusi por nesër nuk do të na mbrojnë nga ndonjë superinfeksion. Për momentin nuk po them që jane të dëmshëm për shëndetin por shumë të dëmshëm për xhepin .
Ilaçet që përmenda më sipër nuk janë të shtrenjta dhe çdokush mundet t’i përballojë. Është një modë që ndodh vetëm në Shqipëri.
Shumica e tyre janë spitalore dhe nuk mund të shiten në publik .
Kjo po krijon një bombë bakteriologjike për rezistencën mikrobike për të ardhmen në vendin tonë .

Këshillat tuaja dr. Fandi çfarë duhet të bëjmë për veten në momentin që na shfaqen simptomat?

-Mos të kapemi nga paniku dhe të vetëizolohemi .
-Të mbajme masken brenda në shtëpi edhe pse familjaret tanë munden të jenë prekur.
-Të masim oksigjenin në gjak vazhdimisht dhe të përdorim paracetamolin dhe ibuprofenin ose ketoprofenin.

-Të mos marrim oksigjen pa e vendosur mjeku. Mos të ndërrojmë mjek dhe terapi (antibiotik) çdo tri ditë se nuk po përmirësohemi.

-Në qofte se oksigjeni në gjak është mbi 94 dhe temperatura vazhdon mbi 10 ditë në shumë raste është normale

-Shumicën e rasteve pacientët kthehen në negative ( jo infektues për të tjerët) 5-7 ditë pas dites së fundit të temperaturës.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

Pas vrasjes së gjeneralit Sarvarov, një tjetër shpërthim në të njëjtën zonë në Moskë shkakton tre viktima

24 December, 2025
SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

SHBA-të nuk u japin viza ish-komisionerëve të BE-së dhe të tjerëve për shkak të rregullave të mediave sociale

24 December, 2025
Titujt e Gazetave në UK 22/12/2025

Titujt e Gazetave në UK

24 December, 2025
Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

Fjalimi i Krishtlindjeve i Mbretit do të vijë nga Abacia e Westminsterit

24 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result