Ministri Ahmetaj: Jemi unik në botë, vetëm ne japim shtëpi falas

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj në Vizion Plus ka folur për proçesin e rindërtimit, duke sqaruar në cilat faza ndodhet projekti.

Ahmetaj u shpreh shumë optimist kur tha se rreth 1000 shtëpi individuale do të jenë gati në fund të muajit dhjetor.


“Referuar shifrave, të gjitha lotet e njësive individuale janë prokuruar dhe janë në proces ndërtimi. Deri në fund të dhjetorit ne do të kemi gati 400 banesat e para në Bashkinë Shijak, mbi 300 të tilla do të jenë gati në Bashkinë Tiranë, ndërsa mbi 250 të banesa të tjera në Durrës”, u shpreh Ahmetaj.

Ministri ka thënë që Shqipëria është e vetmja në botë që jep shtëpi falas për qytetarët e dëmtuar nga tërmeti, pasi shtete e tjera vetëm japin kredi pa interes.

“E them pa asnjë drojtje që është totalisht program social unik. Shumë vende të zhvilluara nuk arrijnë dot dhe në filozofitë e tyre nuk e kanë pranuar të japin shtëpi falas. U japin banorëve të dëmtuar nga tërmetet e tyre, si Italia, u japin kredi të buta. Imagjinoje për një sekondë që ne të dilnim dhe të kishim thënë: Të nderuar qytetarë, ne nuk do t’u japim shtëpi, ju do vini të merrni kredi, interesin do ua mbulojmë ne. Do ishte mjerim. Jam i bindur se është programi më social që një qeveri e majtë do ndërmerrte dhe nuk do arrinte dot ta ndërmerrte asnjë qeveri”, u shpreh Ahmetaj.

https://www.facebook.com/watch/?v=242140750763532
Share This Article