Në kushte pandemie, Rita Ora tregon si e festoi ditëlindjen e saj të 30-të (Foto)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e djeshme, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të. Rita na ka treguar se në këtë përvjetor nuk i kanë munguar urimet e shumta dhe dhuratat.

Por gjithsesi për Ritën kjo nuk ishte ditëlindja ideale. Përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja shqiptare tregoi thjeshtë është lyer, veshur dhe ka bërë disa foto me tortën e saj në shtëpi.

Ajo ka treguar atmosferën festive që është përpjekur të krijojë për ditëlindje, ndërsa krahas postimit shkruan:

“Unë dhe torta me disa pantallona në të cilat s’mund të merrja frymë. Faleminderit për gjithë dashurinë. U ndje i çuditshëm fakti që s’bëra asgjë për ditëlindje, kështu që u vesha dhe hëngra tortë. Faleminderit për të gjithë dashurinë që më keni dhënë në ditën e lindjes. Ju jam kaq mirënjohëse të gjithëve ju. Sot do përfundoj pjesën tjetër të tortës për mëngjes, drekë dhe darkë”- shkruan ajo me humor.

https://www.instagram.com/p/CIGEQk0DT0x/?utm_source=ig_web_copy_link

Share This Article