Spitaleve nëpër Britani të Madhe u është thënë të bëhen gati për vaksinim kundër COVID-19 brenda më pak se 10 ditëve, pasi punonjësit shëndetësorë pritet të jenë të parët që do ta marrin vaksinën për faktin se vazhdimisht janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër coronavirusit, shkruan The Guardian.
Zyrtarë shëndetësorë ua kanë bërë me dije departamenit të menaxhimit të spitaleve në këtë vend se mund të presin dërgesën e tyre të parë me vaksina të prodhuara nga Pfizer/BioNtech deri në 7 dhjetor, pasi këto ditë pritet edhe aprovimi i saj.
Sipas burimeve në disa spitale në mbarë Britaninë e Madhe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pritet të pranojnë dërgesën e parë të vaksinave nga 7,8 apo 9 dhjetori.
Fillimisht vaksinën do ta marrin vetëm personeli mjekësor si dhe të moshuarit, që konsiderohen si kategori më e rrezikuar.
Por pavarësisht se këto dy grupe janë etiketuar nga qeveria si top prioritet, shumë po e konsiderojnë si të padrejtë kjo për faktin se mund të cilësohet si “tradhti”.




