Rama përkujton ditën e Çlirimit me vargjet e Qemal Stafës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook, ka përkujtuar sot 76-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë me vargjet e Qemal Stafës.

Përkrah fotos së Qemal Stafës qëndrojnë fjalët e tij të mençura, sic i cilëson Rama: “E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.

Qemal Stafa ka qenë bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i të rinjve.

Gjithashtu shkrues poezish dhe sprovash letrare me pseudonimin Brutus, të cilat u përmblodhën në vëllimin “Qortimet e vjeshtës”. Dita e vrasjes së tij është përdorur si simbolikë për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve.

Share This Article