Formula 1, shpërthen në flakë makina e pilotit francez

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka qenë një nisje shokuese ajo e garës së Formula 1 për Gran Premio në Bahrein. Pas hapjes së semaforit të gjelbër, makina e Romain Grosjean shkon në krye të rreshtit e më pas përplaset pas mbrojtëseve duke shpërthyer në flakë. Piloti francez ka dalë nga mjeti dhe është dërguar me ambulancë në qendrën mjekësore.

Ndërkohë menjëherë u ngrit flamuri i kuq dhe të gjitha makinat janë kthyer në bosket e tyre.

Gjithçka ka ndodhur në xhirot e para, menjëherë pas nisjes. Makina Haas e Romain Grosjean duke mos gjetur hapësirë në të majtë është devijuar befas në të djathtë. Por pikërisht në atë moment është prekur nga pjesa e pasme e Alpha Tauri të drejtuar nga  Daniil Kvyat, që e ndiqte. Makina e pilotit rus është gjetur befasisht në mes dhe ka maonovruar duke e spostuar Haas-in në mënyrë tangente. Mjeti i Grosjean është përplasur me murin mbrojtës që është ndarë në dy pjesë, ndërkohë që makina ka marr flakë. Fatmirësisht francezi ka arritur të dalë edhe falë ndërhyrjes së shpejtë të sigurisë.

Përmes një njoftimi në tuiter skuadra bën me dije se Romain ka disa dëmtime të lehta në duar dhe kavilje, por është mirë. Ai do të çohet në spital për parë nëse ka fraktura.

https://youtu.be/1zNWHAhm95c
Share This Article