ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare 10 hours ago
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford 12 hours ago
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit 12 hours ago
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut 12 hours ago
Donald Trump dhe bashkëshortja e tij fluturojnë drejt Londrës 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Cana: Kombëtarja është një dhe nuk ka tjetër

albnews by albnews
26 May, 2019
in Albania
0
Cana: Kombëtarja është një dhe nuk ka tjetër
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kapiteni legjendar i Shqipërisë, Lorik Cana, po shijon lënien e sportit dhe ka mbetur aktiv sërish për futbollin.

Ai ka hapur fondacionin e tij dhe po udhëton në të gjitha trojet shqiptare për të transmetuar mesazhe pozitive në lidhje me përhapjen  e sportit.

RelatedPosts

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Ish-mbrojtësi ka dhënë një intervistë të gjatë për karrierën e tij, nga kombëtarja te klubet, por dhe te planet pas sportit.

Kosova – “Shqiptarët kanë një kombëtare, por kanë edhe një përfaqësuese tjetër tani. Mos t’i ngatërrojmë emrat, duket një detaj por është shumë e rëndësishme. Kombëtarja është një dhe nuk ka tjetër. Është ajo që është e kuqe, ajo është me simbolin kombëtar dhe nuk ka të tjera. Krejt të tjerat janë përfaqësuese. Kosova ka momentin e vet dhe duhet të jetë për të mirën e të gjithëve sa më e suksesshme. Këtu flasim për ajkën, ata që e përfaqësojnë sportin. Diferencën e bën ai që investon në vendin e tij, jo ai që merr nga jashtë më të mirët. Nuk kam pretendime të jem trajner i Shqipërisë apo i Kosovës. Në botën drejtuese i kam pretendimet e mia, por i kam për jashtë. Nuk e kam synimin të bëhem president federate, të paktën jo tani. Interesante është të bëjmë një turne të përbashkët futbolli. Për momentin nuk kam asnjë plan të përfshihem në ndonjë detyrë zyrtare”.

Planet aktuale – “Karriera mbyllet herët dhe kur vjen ai moment mendon çfarë do bësh. Unë e ndjej veten me fat, pasi kam bërë gjithçka mundem që të merrem me projekte që më pëlqejnë dhe më tërheqin. Flas për fondacionin dhe kompaninë. Dua të jap kontribut për komunitetin. Po merremi me fëmijët dhe është përgjegjësi e madhe të investojmë te brezat e rinj. Ishte me rëndësi të bëja diçka sa isha i freskët. Kam qenë gjithmonë i hapur të mësoj gjëra të reja, të mësoj fusha të reja. Kam bërë investime të ndryshme. Dua të bëhem drejtor sportiv”.

Kualifikimi në Europian – “Kam disa momente të bukura në karrierë, sigurisht mbetet kualifikimi në Europian. Ishte realizimi i një ëndrre dhe sakrifice i një punë 13-vjeçare. Imagjinoni kur nisni diçka që është shumë larg dhe të duket ëndërr, ndërsa në fund e realizon. Dy-tre ditë para ndeshjes me Armeninë humbëm dhe jemi sharë. Gjithsesi nuk ishte shumë e rëndësishme, e rëndësishme ishte t’ia realizonim shqiptarëve atë dëshirë. Ka qenë momenti më krenar për mua si sportist. Edhe ndeshja me Greqinë ka qenë interesante, por jo në krahasim me kualifikimin. Ishte fillimi, ata ishin kampionë Europe. Kualifikimi ishte tjetër arritje”.

E ardhmja  – “Nuk më tërheq të bëhem menaxher, dua të përfshihem si drejtues në të ardhmen. Mendoja moshën 36 vjeç për ta nisur. U tërhoqa nga futbolli për shkak të një problemi shëndetësor. Kur isha 32 vjeç e mësova se mund të luaja edhe një vit, jo më shumë. Kjo më bëri të mendoj se çfarë do të bëja më tej. Të përfshihem në futboll duhet kohë dhe licenca. Duhen shumë gjëra për të cilat duhet të përgatitesh. Jam i bindur se është zgjedhja ime. Nuk e shoh veten trajner, e keni parë që ka shumë stres. Me investime jam marrë edhe gjatë futbollit. Disa kanë qenë të suksesshme, disa jo. Tani kam menduar të investoj te fusha e teknologjisë dhe është eksperienca e parë në këtë fushë”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

Presidenti Trump mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar për vizitë zyrtare

16 September, 2025
“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

“Një prej luanëve nuk jeton më!” Nga Trump e Clinton te Meryl Streep, reagimet për humbjen e Redford

16 September, 2025
Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

Ka për të bërë dhe 11 ditë burg, Vangjush Dako përfundon në spital pas vendimit të Apelit

16 September, 2025
BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

BE e shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result