Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha, është shtrirë në spital në Itali, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me COVID-19.
Portieri i klubit italian SPLA, Berisha u infektua me koronavirus derisa ishte në detyrë me kombëtaren kuqezi para rreth dy javëve.
Ai ka qenë në izolim por pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ai është dërguar në spital në departamentin e specializuar për COVID-19 në rajonin Emilia-Romagna.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë skuadra italiane në uebsajtin e klubit.
“SPAL njofton se pasi testit të fundit pozitiv për COVID-19 të premten më 27 nëntor, portieri i skuadrës kaltërebardh, Etrit Berisha, është dërguar në departamentin e specializuar për COVID-19 në Spitalin Cona për teste mjekësore”, thuhet në njoftimin e SPAL.