Kryeministri britanik, Boris Johnson mbetet optimist se një marrëveshje e tregtisë së lirë me BE mund të arrihet në minutën e fundit në negociatat e vazhdueshme për marrëdhëniet e ardhshme pas Brexit, më pak se një muaj pas përfundimit të fazës së tranzicionit të caktuar për 31 dhjetor.
Zëdhënësja e kryeministrit, Allegra Stratton, theksoi se ”Johnson ndihet i qetë gjithashtu edhe me perspektivën e një ‘no deal’ në marrëdhëniet tregtare të rregulluara nga rregullat e OBT, siç ndodh midis Brukselit dhe Australisë”.
”Ai ka besimin më të madh në ekipin negociator britanik të udhëhequr nga David Frost dhe i angazhuar në bisedime thelbësore këto ditë me homologun e tij të udhëhequr nga Michel Barnier”, theksoi ajo.
“Ne kemi një ekip që po punon vërtet shumë për të arritur një marrëveshje”, këmbënguli më pas Stratton, duke deklaruar se askush në Downing Street nuk po mendon për hipotezën e negociatave të ardhshme në 2021.