Sipas një llogaritjeje të profesorëve të ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Azerbajxhanit për Ekonomi, Armenia ka pësuar dëme prej 4.8 miliardë dollarësh amerikanë nga shkatërrimi i makinesirë ushtarake gjatë luftimeve me Azerbajxhanin.
Pas luftimeve që filluan më 27 shtator e që përfunduan më 10 nëntor pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me ndërmjetësimin e Rusisë, Azerbajxhani shkatërroi qindra mjete ushtarake të Armenisë përmes sulmeve me dronë.
Përpos dronëve, gjatë luftimeve u përdorën edhe armë dhe manikeri të rënda të llojeve të ndryshme, përfshirë tanket, topat dhe raketat.

Raportohet se shumë dëme ushtrisë armene i janë shkaktuar nga sulmet me dronët turq. Dëmet e ushtrisë armene u bënë më të qarta pas përfundimit të luftimeve, kur shumë automjete të rënda u panë të djegura plotësisht rrugëve dhe në vijën e frontit.
Më 10 nëntor, Armenia nënshkroi marrëveshje armëpushimi dhe u pajtua që disa distrikte përreth Nagorno-Karabakut të dorëzohen dhe të merren nën kontrollin e Azerbajxhanit.
Për këtë marrëveshje pati protesta masive në Armeni, duke e cilësuar si humbje nënshkrimin e marrëveshjes. Në anën, tjetër, marrëveshja u cilësua si fitore dhe në rrugët e kryeqytetit Baku pati festë.