Pas zhvillimit të aksionit të Policisë në veri të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka vizituar banorët shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës.
“Shkova dhe bisedova me banorët e fshatit Çabër të komunës kosovare të Zubin Potokut, për t’i qetësuar dhe siguruar ata se shteti i Kosovës mbetet i përkushtuar për të vendosur rendin dhe ligjin në çdo pjesë të Kosovës. Ne nuk do t’i lëmë asnjëherë vetëm ata. I sigurova që, me përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve tanë perëndimorë, ne do t’ia dalim të ndërtojme një shtet liberal-demokratik të së drejtës e sundimit të ligjit. Do të ndërtojmë një shtet ku të gjithë qytetarët të bëjnë jetën e tyre të qetë dhe të sigurt në vendin e tyre”, ka shkruar Veslei në Facebook.