Reja: Grupi është i fortë, kërkojmë pikë në të gjitha ndeshjet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Edoardo Reja ka vlerësuar se grupi kualifikues për Botërorin 2022 është i vështirë. Shqipëria është në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën e San Marinon. Shqipëria ishte në vazon e katërt në short.

“Nuk ishim me fat në short, mund të them se na ka penalizuar. Anglia është favorite, por dihej që do të kishim një ekip të fortë, prandaj pranohet. Polonia është shumë e fortë, një nga më të fortat e vazos së dytë. Hungaria po paraqitet shumë mirë, është në formë. Shpresoja të ishim në një grup tjetër, na përshtatej më shumë Danimarka e Kroacia. Gjithsesi do të luajmë shanset tona me të gjithë, edhe pse duhet të them se kemi pak shanse për vendin e dytë. Me San Marinon e Andorrën i llogaritin të gjithë pikët e plota dhe nuk ka nevojë për shumë koment”, ka thënë Reja të hënën mbrëma, pas hedhjes së shortit.

Share This Article