Franca përplaset me Britaninë për peshkatarët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri francez për Çështje Evropiane, Clement Beaune, tha të martën se bisedimet mes Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe rreth një marrëveshjeje tregtare për periudhën pas Brexit-it janë të ndërlikuara dhe se Franca do ta kundërshtojë secilin pak që i sakrifikon peshkatarët e saj.

“Për sektorin e peshkimit, nuk ka arsye për t’u dorëzuar para presionit të Britanisë. Ne mund të bëjmë ca përpjekje, por t’i sakrifikojmë peshkatarinë dhe peshkatarët – jo”, tha ky ministër për Radion RMC, duke ritheksuar se Franca do ta përdorë veton për secilën marrëveshje që e cilëson si të keqe.

Që nga koha kur Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Evropian në janar, secila palë e ka nxitur tjetër që të bëjë koncesione për ta zhbllokuar arritjen e marrëveshjes para përfundimit të fazës kalimtare të Britanisë për largimin nga blloku, që mbaron më 31 dhjetor.

Një burim i lartë i qeverisë britanike tha të hënën se ekzistojnë të gjitha gjasat që të mos arrihet marrëveshja. Në anën tjetër, zyrtarët e BE-së kanë thënë se bisedimet kanë shkuar prapa, shkruan Reuters.

I pyetur se a ka ende gjasa që të arrihet marrëveshje, ministri francez tha: “Nuk dua të njoh një dështim (të bisedimeve). Mendoj se ende kemi edhe disa ditë për të biseduar.”

Disa ditë më parë, Franca i ka tensionuar marrëdhëniet tregtare edhe me Shtetet e Bashkuara, duke kërcënuar se do të kërkojë sanksione në nivel të Bashkimit Evropian, nëse ShBA-ja e fillon zbatimin e taksave ndaj mallrave franceze, të cilat i ka ndërmarrë si hakmarrje për taksën e shërbimeve teknologjike që Franca e ka vendosur për gjigantët amerikanë.

Share This Article