Ndeshja në mes të Paris Saint-Germain dhe Instanbull Basaksehir është ndërprerë pasi që zyrtari i katërt i kësaj ndeshje ka fyer në baza racore asistentin e trajnerit të Basaksehir, Sebastian Webo
Ndeshja është ndërprerë në minutën e 15-të pasi që gjyqtari i katërt, rumuni Sebastian Colţescu i tha, “Ai djali i zi”, duke bërë kështu fyrje në baza racore.
Ngjarja ka ndodhur kur zyrtari i katërt i ndeshjes i ka thënë arbitrit kryesor se “ai djali i zi” për ta ndëshkuar me të kuq Webon, gjë që ka shkaktuar reagimin e Demba Ba-së i cili i thotë atij pse “e keni quajtur kështu”.
Rumuni tenton që të arsyetohet duke thënë se kështu është gjuha e tyre rumune.
Pas kësaj fyerje lojtarët e Instanbull Basaksehir janë nisur në drejtim të zhveshtores.
Shembullin e tyre e kanë ndjekur edhe lojtarët e PSG të cilët po ashtu janë nisur në drejtim të zhveshtores.
Për momentin UEFA në transmetim ka shkruar se ndeshja në mes të këtyre dy skuadrave është suspenduar, derisa Sebastian Webo që është asistent i trajnerit të skuadrës turke, Okan Burak.