NHS këshillon punonjësit shëndetësorë në Britani të që të mos ua japin vaksinën personave me reaksione

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rregullatorët kanë paralajmëruar që personat që kanë histori të reaksioneve “të rënda” alergjike, që të mos e marrin aktualisht vaksinën kundër coronavirusit të Pfizer dhe BioNtech, pasi dy persona që kanë marrë dozat e para të martën, kanë pësuar reaksione alergjike, shkruan The Guardian.

Dy anëtarë të sistemit shëndetësor në Britani të Madhe që kanë marrë vaksinën në ditën e parë të vaksinimit masiv, kanë përjetuar reaksione alergjike, e këtë e ka konfirmuar vetë institucioni më kompetent për shëndetësi në Britani – NHS, transmeton Telegrafi.

Agjencia britanike për produktet medicinale e njohur ndryshe si MHRA, ka këshilluar NHS-në që çdokush që ka histori të “reaksioneve të rënda alergjike” në barna, ushqim apo vaksina, nuk duhet ta marrë vaksinën.

NHS në Angli, ka njoftuar se të gjitha organet e përfshira në programin e vaksinimit masiv, janë informuar lidhur me këtë çështje. Kjo do të thotë se secili që ishte paraparë ta marrë vaksinën gjatë të mërkurës, do t’i kërkohet të sjell historinë e reaksioneve të tyre alergjike.

Profesori Stephen Powis, drejtor në NHS në Angli, ka thënë se: “se pasi vaksina është e re MHRA ka këshilluar zyrtarët shëndetësore që personat me histori të reaksioneve të rënda alergjike të mos vaksinohen. 

Share This Article