Mjeku shqiptar Baki Ejupi, i cili punon në Shërbimin kombëtar spitalor britanik, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se fillimi i vaksinimit të qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19, është pritur me padurim. Ai megjithatë, thotë se në këtë drejtim kishe edhe skepticizmi. Doktor Ejupi, i cili për gati 17 vjet punon në Londër, thotë se presin që katër javë pasi një person merr vaksinën kundër koronavirusit të ri, ai të jetë imun.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Ejupi, në Britaninë e Madhe ka filluar vaksinimi i qytetarëve me vaksinën kundër COVID-19. Si është pritur kjo çështje te popullata?
Baki Ejupi: Është pritur me padurim, pa dyshim që edhe me një dozë skepticizmi, mirëpo në përgjithësi pritja dhe shpresat janë të mira.