Përkundër pandemisë COVID-19, një mori yjesh arritën të futeshin në studio dhe të regjistronin muzikë që na ndihmoi ta kalonim vitin pandemik.
Kur bota u mbyll në fillim të këtij viti ndërsa u përhap pandemia COVID-19, pothuajse dukej sikur muzika do të ndalonte gjithashtu.Por fatmirësisht, këta artistë u kthyen në studio, duke përdorur karantinën si një kohë për të zhbllokuar edhe më shumë kreativitet në zanatin e tyre. Revista me nam botëror, people ka zgjedhur 10 albumet më të mira dhe të suksesshme të vitit, ku të parin kanë vlerësuar albumin “Future Nostalgia” të artistes shqiptare, Dua Lipa.