Granit Xhaka në listën e largimeve nga Arsenali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në prag të afatit kalimtar të janarit, raportohet se Arsenali do të pësojë ndryshime rrënjësore në skuadër, teksa pritet edhe largimi i mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka.

“Eurosport” shkruan se Mikel Arteta do të jetë i sigurt në postin e trajnerit, por jo edhe shumë lojtarë.

Xhaka është befasia e kësaj liste. Pasi i pati ditët më të errëta në klub për shkak të përleshjes verbale me tifozët, u duk se reprezentuesi i Zvicrës ka paraqitje të mira, megjithatë, kanë dalë jo të kënaqshme mjaftueshëm për teknikun spanjoll. Arteta nuk e sheh në planet e veta as qendërmbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafi. Kampioni i Botës me Gjermaninë mund të largohet, por në afatin kalimtar të verës.

Share This Article