ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera… 2 hours ago
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim 2 hours ago
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur 3 hours ago
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 8 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

The Economist: Deri në vitin 2022 në Kosovë dhe Shqipëri s’ka vaksinim masiv kundër Covid-19

albnews by albnews
13 December, 2020
in Albania, Kosova
0
Maqedonia ka siguruar 800 mijë vaksina anti-covid
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Evropa po përgatitet për vaksinime masive me vaksinën kundër COVID-19. Në një vit tipik, Velodrom, një arenë e mbyllur në Berlin që mund t’i zë brenda 12,000 njerëz, pret ngjarje sportive, shfaqje tregtare dhe koncerte. Këtë vit, koncerti më i madh për të cilin po përgatitet është një vaksinim masiv.

Por Kosova është tepër larg një situate të tillë. Vetëm në prill të vitit 2022 deri në vitin 2023, Kosova pritet t’i ketë në dispozicion vaksinat kundër COVID-19 dhe t’i vaksinojë masivisht qytetarët. E njëjta vlen edhe për Shqipërinë dhe vendet tjera të Ballkanit, bën të ditur një raport i të përjavshmes britanike, The Economist.

RelatedPosts

Policia britanike kërkon ndihmë për të gjetur Blerimin e shpallur në kërkim, komentet e shqiptarëve ‘thyejnë’ rrjetin: Në Bathore City me do kusho… 

Kosova u dërgon ndihma humanitare palestinezëve në Rripin e Gazës

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

Raporti thekson se vendet e pasura do të kenë akses në vaksinat kundër koronavirusit më herët se të tjerat. Ndërsa vendet e fundit ku pritet të jenë në dispozicion vaksinat anti-COVID, sipas raportit janë kryesisht ato të Ballkanit, ku bën pjesë edhe Kosova.

“Vendet e pasura së pari do të kenë akses në vaksinimin masiv. Për vendet e varfra, pritja do të jetë deri në vitin 2024 (në rastet më të mira)”, tha Agathe Demarais, drejtori i botimit, duke treguar një hartë në lidhje me të dhënat.

Ndërkohë Kosova pret që në fillim të vitit të ri t’i sigurojë këto vaksina. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se po përpiqen ta arrijnë këtë.

“Përpjekjet janë që në muajit e parë të vitit 2021 të sigurohen këto vaksina dhe të fillojë procesi i vaksinimit, por kjo është çështje që është në zhvillim e sipër për shkak se siç e dini se vetëm një vaksinë është miratuar për përdorim dhe ne nuk mund ta përcaktojmë dinamikën se sa shpejt do ketë vaksina tjera”, tha ai.

Sipas raportit të The Economist, Shtetet e Bashkuara, pjesa më e madhe e Evropës dhe Japonisë renditen të parët në rendin e zbatimit të kësaj zgjidhjeje të supozuar për t’i dhënë fund pandemisë.

Raporti i “The Economist”

Specialisti Fernando Gotuzzo shpjegoi se vaksinat aktuale nga Pfizer po aplikohen si urgjencë, por sipas tij ende nuk është konfirmuar se për sa kohë imunizohen, ose nëse marrësi mund t’i infektojë të tjerët apo jo. “Gjithçka është ende duke u studiuar. Është një sëmundje e re”, tha ai.

Ndërkohë dy nga aeroportet e papërdorura të Berlinit dhe vendet e tjera po kthehen gjithashtu në qendra vaksinimi. Plani është që të jenë gati për të vaksinuar 20,000 berlinezë në ditë për gjashtë javë. Kjo do të përbënte 10% të banorëve të qytetit, kryesisht shumë të moshuar.

Gjermania po nxiton të krijojë më shumë se 430 vende vaksinimi masiv të ngjashme si këto. Ajo po organizon gjithashtu ekipe vaksinimi për shtëpitë e kujdesit. Në pranverë, vaksinat do të bëhen të disponueshme në zyrat e mjekëve. Ekipet mobile po ashtu do t’i vizitojnë të sëmurët në shtëpi. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

“Ca trimosha të BKH-së erdhën te Kryeministria…”/ Rama: Nuk donin të linin “patllaken” tek dera…

14 December, 2025
Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

Ndotja nga Metalurgjiku në Elbasan, 16 të arrestuar, 8 aksionerë në kërkim

14 December, 2025
TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

TRAGJEDI NË AUSTRALI/ Të shtëna në plazhin e Sidneit, 10 viktima, mbi 18 të plagosur

14 December, 2025
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result