72 milionë e 851 mijë e 818 persona raportohen të infektuar me COVID-19 në botë.
Deri tani vlerësohet se 51 milionë e 75 mijë e 780 persona janë shëruar nga ky virus, ndërsa mbi 1.6 milionë kanë vdekur si pasojë e tij.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info janë raportuar edhe 220 mijë e 46 raste të reja me këtë virus.
Ndërsa, 20 milionë e 153 mijë e 271 raste janë ende aktive me COVID-19.
Në gjendje të rëndë shëndetësore janë 106 mijë e 191 persona, ndërsa në 24 orët e fundit kanë vdekur 4 mijë e 175 persona.
Deri tani në botë vlerësohet se janë kryer 221 milionë e 359 mijë e 663 testime.