ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë 6 hours ago
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës 6 hours ago
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri 6 hours ago
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA 6 hours ago
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Besnik Tahiri: Nëse nuk pajtohemi për presidentin, para marsit shkojmë në zgjedhje

albnews by albnews
15 December, 2020
in Kosova
0
Zëvendëskryeministri Tahiri: Delegacioni i Kosovës di pak për agjendën në Shtëpinë e Bardhë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Koalicioni qeverisës është i lidhur ngushtë me çështjen e zgjedhjes së presidentit te vendit. Por presim që shumë shpejt të sqarohen kjo dhe shumë çështje të tjera.

Kështu thotë zv/kryeministri Besnik Tahiri në një intervistë për Radio Kosovën.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Sipas Tahirit “viti 2020, ka qenë një vit shumë i vështirë “duke aluduar në problemet ekonomike që i ka shkaktuar pandemia Covid 19.

Tahiri, mes tjerash ka folur edhe për pritjet e Republikës së Kosovës pas zgjedhjes së Joe Biden, president i ri i SHBA-së.

Z. zv.kryeministër Besnik Tahiri  jemi në përmbyllje të këtij viti, me çfarë të arriturash po e përmbyll vitin 2020 Qeveria e Kosovës?

Besnik Tahiri: “Viti 2020 pa dyshim që ka qenë një vit shumë i vështirë. Ne në fillim të qershorit e kemi marrë qeverinë në rrethana shumë të vështira në një kohë kur i gjithë vendi ka qenë i mbyllur duke u ballafaquar me pandeminë Covid19, dhe në rrethana tepër të vështira kemi arritur që të hapim në masë të madhe ekonominë e Kosovës. Kemi arritur që të kalojmë ligjin për rimëkëmbje ekonomike dhe të ofrojmë një ndihmë substanciale edhe pse modeste për ekonominë e Kosovës. Në rrafshin e përgjithshëm është munduar që të menaxhohet mirë pandemia  nga ministri Armend  Zemaj, në veçanti që të forcohet sistemi mjekësor në spitalet rajonale si dhe të ndihmohen qytetarët me pandeminë tanimë edhe përmes ligjit për rimëkëmbje. Në rrafshin e politikës së jashtme Marrëveshja e Uashingtonit, konsiderohet si një marrëveshje e cila i ka sjellë njohje nga Izraeli Kosovës. Një çështje tjetër që mendoj që është tepër e rëndësishme ka të bëjë edhe me menaxhimin në fusha tjera në kohëra të vështira, kjo qeveri do të shihet si një qeveri që ka qenë tepër e kujdesshme në shpenzimin e parasë publike”.

Marrëveshjes e arritur në shtator të këtij viti në SHBA, a mund të konsiderohet si një ndër të arriturat kryesore të kësaj Qeverie dhe a pritni që të zbatohet në plotni ajo marrëveshje?

Besnik Tahiri “Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë është një e arritur shumë e madhe shtetërore. Përmenda edhe njohjen nga Izraeli pastaj një sërë projektesh të cilat do ta ndihmojnë infrastrukturën e Kosovës dhe mbi të gjitha e ka në rrafshin  politik ku Kosova është barazuar me Serbinë dhe ai takim pa dyshim e ka dinamizuar edhe më shumë dhe e ka shtyrë përpara edhe veprimin e Bashkimit  Evropian në raport me dialogun. Pra konsideroj se është një marrëveshje shumë e mirë dhe një ndër të arriturat kryesore të këtij viti. Duhet të presim administratën e presidentin Biden duhet të jemi të kujdesshëm. Por më e rëndësishmja është se presidenti Biden e njeh e ka parë e vizituar Kosovën dhe është një mik i yni i cili duke e njohur realitetin dhe të vërtetën na shërben ne për shkak se e drejta është në anën tonë”.  

 Pandemia Covid19 ka qenë një sfidë e madhe, për tërë botën ashtu edhe për ne. Kohëve të fundit kemi rritje enorme të rasteve me Covid 19, por edhe të vdekjeve. Sa ka arritur qeveria që ta menaxhoi këtë situatë?


Besnik Tahiri “ Në qershor të këtij viti ne kemi marrë Kosovën plotësisht të mbyllur. Strategjia në atë kohë ka qenë rrini në shtëpi, lani duart dhe mbani maska. Ne kemi qenë mes një vendimi shumë të vështirë, a do të hapim ekonominë dhe jetën apo do të vazhdojmë të rrimë të mbyllur dhe të bankrotojmë si shtet. Mes këtyre dy vendimeve kemi themeluar një mekanizëm i cili ka qenë shumë funksional, ku një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe gjithë akterët tjerë. Kemi arritur që në kuadër të gjitha problemeve që i kemi pasur me pandeminë ta ruajmë në masë të madhe ekonominë. Në anën tjetër kemi pasur viktima kemi pasur shumë familjarë tanë që kanë humbur jetën, të cilëve u shprehi ngushëllime. Në anën tjetër po ashtu u bë punë e madhe sidomos në forcimin e sistemit mbrojtës mjekësor në spitalet rajonale”.

Përveç të arriturave, natyrisht që Qeveria ka pasur edhe ngecje. Në cilat fusha konsideroni se ka pasur ngecje?

Besnik Tahiri “I gjithë operimi i qeverisë ka qenë shumë i vështirë, ka qenë një proces i administrimit të shtetit dhe jo i krijimit të ndonjë vlere të re, sepse asnjë shtet s’ka mundur të krijoj një vlerë të re dhe në këtë kuptim veprimi ka qenë shumë i cunguar. Mendoj që rendi, ligji dhe siguria ka qenë mirë. Ju e dini edhe  veprimet që  kanë ndodhur në Karaçevë, ka kaluar pa dhunë pa probleme në këtë fushë. Mirëpo në anën tjetër sfida vazhdojnë të mbesin pandemia dhe ekonomia, këto dyja duhet t’i trajtojmë fuqishëm”. 

Që nga koha kur z.Hoti mori mandatin e kryeministrit, koalicioni qeverisës i përbërë nga LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe minoritetet, është përballur me disa vështirësi. Një ndër to është mungesa e kuorumit për vendimmarrje në Kuvend. A tregon kjo brishtësinë e këtij koalicioni? 


Besnik Tahiri “ Po tregon që kemi problem me numra kjo qeveri është votuar me 61 deputet dhe fakti që nuk kemi mundur të kalojmë sa duhet ligje dhe nuk kemi mundur t’i mobilizojmë shumicën tonë parlamentare që e kemi, tregon për një vështirësi e kjo ka ardhur për faktin se shumica e deputetëve ose kanë qenë me Covid ose për shkak të mungesës së shumicës, mirëpo tregon për brishtësi”. 

A mendoni se do ta qoni mandatin deri në fund si koalicion qeverisës?

Besnik Tahiri “ Ky koalicion qeverisës është tash ngushtë i lidhur edhe me temën e presidentit që nënkupton, as kur e kemi themeluar e as tani nuk e kemi një shumicë prej dy të tretave, për të pasur  një president duhet pasur një  mandat më të gjerë. Shpejtë do të sqarohen këto çështje për shkak se presidenti duhet të zgjedhet në mars, pra deri në mars do të sqarohet se a do të zgjerohet koalicioni apo jo.  Ajo që mund të them është se deri tani bashkë kemi punuar mirë”.

A është e mundshme edhe përfshirja e PDK-së në koalicion qeverisës, në mënyrë që ky koalicion ta qoi mandatin deri në fund?


Besnik Tahiri “Gjithçka është  e lidhur me diskutimin e paketës , do të thotë e një pozicioni politik pak më të gjerë që lidhet edhe me presidentin me kryeministrin edhe me qeverinë. Deri më tani pozicionet nuk janë më të mirat. Në qoftë se e shohim më shumë ka interesim të shkohet në zgjedhje. Kërkesa ime për PDK-në është të ketë reflektim serioz, pragmatik që ta shoh se ku është Kosova sot. Përndryshe gjitha partitë jemi të barabarta për shkak se asnjëra parti nuk ka shumicë te plotë, asnjëra parti nuk ka Grup Parlamentar të vetin për ta quar përpara një kandidat për president”. 

Arrestimet e ish krerëve të lartë të UÇK-së nga Gjykata Speciale, janë ngjarjet kryesore që karakterizuan këtë vit që po e lëmë pas. Cili është komenti i juaj me këtë rast?


Besnik Tahiri “Gjykata Speciale, tanimë është fakt i pamohueshëm. Ka qenë një gabim i jashtëzakonshëm në atë kohë që as nuk është trajtuar mirë raporti i Dick Marty e as nuk ka pasur një vullnet të themelohet në Kosovë.  Po të ishte themeluar në Kosovë dhe të kishte një mandat situata do të ishte ndryshe. Tash 21 vite pas lufte të ballafaqohemi edhe një herë me procese, me të vërtetë është një situatë e pa shpjegueshme. Lufta e UÇK-së ka qenë dhe vazhdon të jetë sinonim i një historie te lavdishme dhe një luftë të drejtë, ata që kanë qenë në atë kohë të gjallë e të ri e që kanë kujtuar e dinë të vërtetën shumë mirë. Mirëpo vetë Gjykata Speciale është një proces tepër serioz. Ekipet duhet të jenë të disiplinuara, nuk ka eksperimentim me këtë temë, por duhet që argumentet ligjore të jenë përmbi retorikat politike sepse me retorika politike nuk fiton asgjë. Aty duhet të ballafaqohemi në mënyrën më të mirë dhe më të drejtë me Tribunalin”. 

Menjëherë pas arrestimeve, ka reaguar edhe AAK duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të dialogut me Serbinë. A do të duhej që vërtetë të ndërpritej dialogu, ndonëse tashmë është caktuar edhe një datë e re e takimit të radhës?


Besnik Tahiri “Dialogu është një rrugë një kahëshe  për Kosovën, ne duhet të dialogojmë por,  për  procesin dhe formatin e dialogut duhet të kemi gjithmonë kujdes dhe në veçanti për synimin tonë për një marrëveshje finale. Pa një qëndrim unifikues të faktorit ndërkombëtar, BE-së, Gjermanisë dhe SHBA-ve,  është problem që kjo çështje të zgjidhet shpejtë. Në këtë kuptim është shumë me rendësi që në dialog ta kemi parasysh formën, sikurse asnjëherë nuk duhet t’i frikohemi dialogut sepse argumentet janë në anën tonë”. 

Një çështje tjetër mjaftë e përfolur gjatë vitit 2020 ka qenë edhe ajo e presidentit. AAK-ja tashmë ka nominuar kandidatin e saj, që është z.Haradinaj, por që po duket se nuk do të ketë mbështetje të madhe nga subjektet tjera. A mund ta çojë kjo çështje vendin në zgjedhje të parakohshme?


Besnik Tahiri “Ne qoftë se nuk kemi një zgjedhje për president, vendi shkon në zgjedhje”. 

A mendoni se zgjedhjet, pa një marrëveshje paraprake, do të jenë zgjidhje për çështjen e Presidentit? 


Besnik Tahiri “ Tani duhet një reflektim kryesisht nga PDK për shkak se VV ka kërkuar zgjedhje, nëse duam t’i parandalojmë zgjedhjet, në qoftë se jo zgjedhjet i kemi. A do të jetë zgjidhje, nuk mund të them asgjë, sondazhet pak a shumë dihen, mirëpo se qysh do të shkon nuk e di”. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

Britania e Madhe përshpejton planet e përgatitjeve për luftë

13 December, 2025
Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

13 December, 2025
Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

Pritë nga ISIS, vriten dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes në Siri

13 December, 2025
Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

Bjellorusia liron 123 të burgosur pas heqjes së sanksioneve nga SHBA

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result