Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim reagon pas vendosjes në punë të linjës së transmetimit të energjisë 400KV Shqipëri-Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter,diplomatja amerikane e quan këtë një moment historik.
“Ne mirëpresim lajmet se linja e transmetimit të energjisë 400KV midis Shqipërisë dhe Kosovës është operacionale që nga data 14 dhjetor. Një moment historik i rëndësishëm. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të mbështesë sigurinë dhe bashkëpunimin e energjisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Kim.
