Zv/ministri i Shëndetësisë, Nadhim Zahawi tha se në 7 ditët e para në spitale janë vaksinuar 137.897 persona
Në javën e parë të programit për vaksinimin kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Britani të Madhe janë vaksinuar më shumë se 137 mijë persona.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, përgjegjës për punimet e vaksinimit, Nadhim Zahawi në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter tha se në 7 ditët e para në spitale janë vaksinuar 137.897 persona.
Këtë shifër Zahawi, e ka cilësuar “me të vërtetë një fillim të mirë”.
Në këtë bëhet e ditur se nuk janë të përfshirë shifrat e punimeve të vaksinimit të kryera nga mjekët e familjeve që filluan të hënën.
Vaksina e zhvilluar nga Pfizer/BioNTech filloi të zbatohet në Britani më 8 dhjetor.