Ndoka: Do kemi alternativën tonë në zgjedhje duan apo nuk duan Rama dhe Basha

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ftuar në RTV Ora, kreu i demokristianëve, Nard Ndoka ka deklaruar se një grup partish janë organizuar për t’u futur në zgjedhje.

Ndoka ka thënë se edhe nëse Basha apo Rama nuk duan, ky bosht i formuar do të jenë prezent me alternativat e tyre.

“Besimi nuk është asnjëherë maksimal te askush në politikë. Nëse nuk na fut Basha në listë ne jemi të organizuar. Jemi 5 parti politike që kemi një peshë të konsiderueshme politike. Jemi një bosht, Dashamir Shehu, Agron Duka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe ne demokristianët. Kemi organizuar strukturat dhe do përfaqësojmë alternativat tona. Do apo nuk do Edi Rama, do apo nuk do Lulzim Basha ne jemi prezent”, ka thënë Ndoka.

Share This Article