Britania përgatitet për testet e shpejta në shkolla

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania po përgatitet të aplikojë testet e shpejta në shkolla, me synimin për t’i sjellë nxënësit përsëri në klasat e tyre dhe për të rritur praninë e tyre fizike. Sipas Ministrisë britanike të Arsimit, nxënësit nuk do të kenë nevojë të futen në karantinë nëse dikush infektohet me koronavirus.

Programi do të fillojë në MB në janar dhe pritet të ndryshojë kushtet e mësimdhënies. Në të njëjtën kohë, i gjithë personeli i shkollës do t’i nënshtrohet një testi të shpejtë, pavarësisht nëse ata kanë rënë në kontakt me një të infektuar.

Nga ana e tij, sekretari i arsimit Gavin Ëilliamson argumentoi se aplikimi i testeve të shpejta për punonjësit e arsimit është një faktor i rëndësishëm në mbajtjen e shkollave dhe kolegjeve të hapura për të gjithë.

Share This Article