Tentoi të arratiset, godet policin britanik me veturë – kamerat e sigurisë filmojnë momentin rrëqethës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një moment rrëqethës është filmuar në Sainsbury të Britanisë, ku një shofer derisa tenton të arratiset nga policia e godet me veturë një zyrtarë policor, të cilin madje e hedh mbi tavan të veturës dhe përfundon i rrokullisur nëpër tokë.

Damien Price, 30-vjeç, është dënuar me gjashtë vite burgim për sulm ndaj zyrtarit policor në mars të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Ai ishte ndalur nga një patrullë e policisë, dhe duke parë se do të përfundojë në pranga kishte vendosur të arratiset.

Por në ato momente përpara i doli njëri nga policët të cilin e goditi me veturës.

Për fat të mirë zyrtari policor i ka shpëtuar vdekjes, por ka pësuar lëndime të rënda trupore siç është thyerja e këmbës, lëndime në kokë dhe mavijosje.

Mjekët kanë bërë të ditur se atij do t’i duhet më shumë se një vit që të rikuperohet plotësisht. 

Share This Article