Mësuesi anglez dënohet me 5 vjet burgim, i abuzonte djemtë në dhomat e gjumit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ish-mësues i gjeografisë në Kolegjin Eton, është dënuar me pesë vjet burgim për abuzim seksual të nxënësve gjatë vizitave që ua bënte natën në dhomat e gjumit të konviktit shkollor.

Matthew Mowbray, 49 vjeç, gjithashtu ka shkarkuar qindra fotografi të ndjeshme të fëmijëve si dhe i ka edituar fytyrat e nxënësve në fotografi, duke i ngjitur me trupat e fëmijëve të panjohur në kompjuterin e tij.

Ai u dënua nga gjykata me pesë vjet burgim për 15 vepra penale, shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Prokurorët thanë se ai ka shkuar natën në dhomat e gjumit ku flinin nxënësit me pretekstin se po bisedon me ta rreth detyrave të shkollës, por i ka prekur për kënaqësi seksuale.

Ai e pranoi fajin për gjashtë akuza, ndërsa e mohoi fajin për nëntë akuza tjera, përfshirë akuzën për aktivitet seksual me fëmijë, më saktësisht me katër djem e një vajzë.

Duke iu drejtuar personit të dënuar, gjykatësja e rastit, Heather Norton, i tha: “Ti e dije që ajo që po bëje ishte gabim, por vazhdove t’i shfrytëzoje mundësitë e ofruara që t’i abuzoje fëmijët për kënaqësinë tënde.”

Share This Article