Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani në përfundim të vizitës së saj në Shqipëri ka dhënë një intervistë në studion e “ABC” ku foli për traun në Rrugën e Kombit, por edhe mikpritjen e kryeministrit Edi Rama, jo sipas protokollit, siç tha ajo.
“Është nuanca që ju e përmendët, por protokolli është i qartë, por është zgjedhje e zotit Rama dhe duhet të pyetet ai pse e ka bërë një gjë të tillë. Unë kam përfaqësuar jo veten time si Vjosa Osmani por dy institucionet më të larta të Kosovës dhe qytetarët e Kosovës. Natyrisht miqësinë dhe mikpritjen më të madhe ne e mirëpresim në Shqipëri, sikur e kemi bërë edhe ne në Kosovë, cili politikan shqiptar ka ardhur në Kosovë, ne i kemi ofruar mikpritjen më të ngrohtë”, tha ajo.
Kujtojmë që takimi me kryeministrin Edi Rama u zhvilluar me dyer të mbyllura dhe pas tij nuk pati as konferencë për media.
Ndryshe nga takimi me Ramën, Osmani dhe personalitete tjera shtetërore realizuan takime në prezencë të mediave dhe mbajtën konferencë për media.
Vjosa Osmani e përfundon sot vizitën tre ditore në Shqipëri.