Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur në Shqipëri në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë regjistruar edhe 580 raste të reja nga testimi i 2615.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 528 qytetarë, duke e çuar totalin e të shëruarve në 27 mijë e 426 nga fillimi i pandemisë.
Në Shqipëri janë edhe 23 mijë e 512 raste aktive. Si pasojë e virusit në Shqipëri kanë vdekur 1066 persona.