Mediumi i famshëm britanik, njëherësh ndër më seriozët në Mbretërinë e Bashkuar, The Guardian ka bërë përzgjedhjen e top 50 albumeve më të mira të vitit.
Në këtë listë, e dyta renditet artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, për albumin e saj “Future Nostalgia”.
Ky sukses i jashtëzakonshëm ka gëzuar pa masë artisten nga Kosova, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje të artikullit që “The Guardian”, i dedikoi asaj si albumi i dytë muzikor për i mirë i vitit..
“Për Dua Lipën, viti 2020 filloi me një pellg lotësh dhe përfundoi në të njëjtën mënyrë. Kur albumi i saj i dytë doli në muajin prill, këngëtarja ngushëlloi rrugën e saj përmes një videoje në Instagram duke shpjeguar se ajo do të bënte publikimin e “Future Nostaglia” disa ditë përpara se ishte paralajmëruar. Ajo nuk e dinte nëse ditët e para të një izolimi të shkaktuar nga pandemia ishte koha e duhur për një album në të cilin ishte punuar aq shumë, por ajo nuk duhet të shqetësohet: në një vit të mbushur me ankth dhe frikë, një goditje e “Future Nostalgia” ishte vetëm gjëja e duhur”, nis shkrimin e përditshmja britanike.
“Albumi gëzon një energji të mbështjellë, secila nga 11 këngët jep një lartësi euforike mbi një ritëm të parezistueshëm. Albumi i ka një borxh të madh të kaluarës muzikore, nostalgjike vetë për shkëlqimin e xhevahireve të kostumeve të disko-ve dhe ‘powerpop Day-Glo’ të viteve ’80. Ndër të tjera, albumi është i inspiruar nga artistë si: Olivia Newton-John, Madona, udhëheqësi i bandës së viteve 1930 Lew Stone, INXS i viteve 1980, dhe Lily Allen”, shkruan më tej “the Guardian” në shtjellimin e detajeve të albumit “Future Nostalgia”.
“Lotët që u përmendën në fillim të artikullit erdhën javën e kaluar kur Lipa u nominua për gjashtë kategori çmimesh në Grammy Awards 2021, përfshirë çmimin për ‘albumin më të mirë të vitit’. “Future Nostalgia” nuk po përpiqet të bëjë një deklaratë të guximshme në lidhje me gjendjen e botës ose të angazhohet me ndonjë gjë përtej kalimit të një kohe të mirë. Nëse po bën ndonjë deklaratë, është se Dua Lipa është një yll i mirë dhe i padiskutueshëm i muzikës pop. Ajo mund të ketë arritur vetëm në pozitën e dytë në listën tonë, por pa mëdyshje: 2020 ishte viti i Dua Lipës”, ka përfunduar The Guardian shkrimin referuar këngëtares 25-vjeçare. /Telegrafi/