Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ftoi qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen protestës së opozitës më 2 qershor, siç tha ai, për të rrëzuar të keqen.
Nga zona e ish-Kinostudios, Basha u shpreh i vendosur që betejën që ka nisur me qytetarët do të çojë deri në fund.
Deklarata e Bashës:
Rrëzimi së keqes është detyrë kombëtare. Ejani të dielën në orën 19:00, ejani në protestën tonë, bashkohuni në lëvizjen tonë. Bëhuni pjesë e çlirimit nga kjo bandë. Protestat janë rruga e vetme e rezistencës e përballjes e largimit të së keqes dhe rrëzimit të bandës në pushtet.
Ka dy rrugë, ta hamë turpin me bukë para fëmijëve tanë ose të çohemi e të bashkohemi e të përballemi e të luftojmë orë e minutë derisa të largojmë këtë bandë.
Është në dorë të njerëzve. Ne e bëmë zgjedhjen tonë kur u larguam nga strofkulla e krimit. Orët e fitores po afrojnë, orët e tiranisë po numërohen prapësht.
Kush pret reflektimi nga njeri i kapur me krimin e ka të kotë dhe i përket një pakice që do zhgënjehet.
Taksat e 4 viteve të biznesit në Tiranë, po I jep me një dorë për rrugën e florinjtë Milot-Balldren
Dikush thoshte sot se qeveria i luan lekët në kumar. Jo jo, nuk i luan në kumar. Kjo bandë kriminale në ditët e saj të fundit, duke përfituar nga avujt e furrnaltës politike që ka ndezur populli, me protestat e përditshme e të përjavshme, kjo bandë kriminale është vërsulur si kurrë ndonjëherë në histori. Dhe me ato që po luajnë janë paratë e vogëlushëve shqiptarë, është djersa e prindërve të tyre. Stekat janë të larta. 296 milionë euro është njëra prej këtyre stekave për vetëm 17 kilometra rrugë. E dini për çfarë e kam fjalën, apo jo? Për Milot-Balldrenin, rrugën e florinjtë. Bota ju ka vënë emra të ndryshme rrugëve tregtare, rruga e gurtë, rruga e mëndafshtë, por sot Edi Rama po bëhet gati të ndërtojë rrugën e florinjtë, jo për qytetarët, jo për popullin, jo për lezhjanët. Jo jo, për një grusht hajdutësh të babëzitur dhe për veten e tij.
Dua t’i drejtohem çdo biznesi në Tiranë, çdo biznesi të vogële të mesëm dhe t’ju them se të gjithë taksat që keni paguar në këto 4 vite, qeverisë dhe unëjahipit të bashkisë, që sic më keni thënë vetë, janë 7 deri 11 herë më të larta se para 4 vitesh. Të gjitha këto taksa bashkë, janë e barabartë me këtë shumë që Edi Rama po e jep me një dorë për 17 kilometra. Me një dorë po jep gjithë taksat tuaja në 4 vite./Ora News/