Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar raportin e përvitshëm të nxjerrë nga UNDP për Indeksin e Zhvillimit Njerëzor për Shqipërinë, ku e ka cilësuar edhe si indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes.
Sipas Bashëa Shqipëria është në amulli apo vend-numëro për shkak të qeverisjes së Ramës duke bërë hapa mbrapa.
Postimi i Bashës:
Shqipëria ka bërë hapa mbrapa me Ramën. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (Human Development Index ) në rastin e Shqipërisë duhet quajtur indeksi i moszhvillimit dhe ngecjes. Grafiku shumëvjeçar i këtij raporti të përvitshëm të nxjerrë prej Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) demonstron qartë se gjatë viteve të qeverisjes së dështuar të Ramës, Shqipëria është në amulli apo “në vend-numëro”. Mjaft më. Ështē koha për ndryshim.