Skuadra nga Serie A, Sampdoria, po insiston për transferimin e sulmuesit kosovar Mërgim Berisha gjatë afatit kalimtar të janarit, ka shkruar të hënën sajti italian “Calciomercato”.
Bëhet e ditur se Sampdoria ka kohë që ka nisur negociatat me skuadrën e Salzburgut, që për ta lënë të lirë Berishën po kërkon të paktën shtatë milionë euro dëmshpërblim.
Berisha ka shpërthyer këtë sezon dhe te Sampdoria po shihet si përforcim ideal për repartin e sulmit. Sulmuesi 22-vjeçar, ka shënuar 12 gola dhe ka asistuar katër herë në 20 paraqitje për ekipin austriak në të gjitha garat.
Ai në fillim të këtij viti u kthye te Salzburgu pas huazimit tek Altachi dhe Magdenburgu, kurse ka kontratë deri në vitin 2022.