Zaev: Opozita të ndalojë përhapjen e frikës, panikut dhe gënjeshtrave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ne kemi detyrim dhe përgjegjësi të përbashkët, të madhe për t’iu kundërvënë keqinformimit dhe për të parandaluar dëmin e shkaktuar nga lajmet e rreme. Kjo është arsyeja pse një nga përparësitë tona në “Akcija21 – Standardet Evropiane në shtëpi” është “Ndalo dezinformimin”, shkruan kryeministri Zoran Zaev përmes rrjeteve sociale.

Fatkeqësisht, një pjesë serioze e ambientit të informacionit të rremë janë deklaratat politike të partisë më të madhe të opozitës, të cilat mohohen gjithnjë e më shumë nga shtetet dhe qeveritë e BE-së dhe bota demokratike. Një sjellje e tillë e opozitës dhe çdo burim tjetër i keqinformimit është e dëmshme për qytetarët maqedonas dhe e rrezikshme për shtetin. Prandaj u bëj thirrje dezinformuesve që të marrin përgjegjësi para njerëzve të tyre dhe të ndalojnë përhapjen e frikës, panikut dhe gënjeshtrave!”, shkruan Zaev.

Si shoqëri, ne duhet të krijojmë mekanizma për të mbrojtur nga pandemia e lajmeve të rreme dhe dezinformatave, veçanërisht në këto muaj kur po përhapen të pavërteta në lidhje me vaksinat dhe pandeminë COVID-19./Telegrafi/

Share This Article