Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka thënë se subjekti i tij ka vendosur për të votuar buxhetin për vitin 2021.
Kosova pritet të futet në gjendje krize nëse buxheti i ri nuk votohet para marsit, ndërkohë që partitë në pushtet kanë bërë thirrje të votohet buxheti i tyre para shpërndarjes së Kuvendit.
Hoxhaj ka goditur Vv’në që nuk ka pranuar të votojë buxhetin e qeverisë, që ajo e konsideron jolegjitime, duke thënë se po cenohet siguria kombëtare.
“Kolegët e Vetëvendosjes e kanë imagjinatën e varfër”, tha ai ne emisionin Pressing në T7.
“Nëse nuk votohet buxheti cenohet siguria kombëtare. Njerëzit mbesin pa rroga. Cenohet rendi publik. PDK do ta votojë buxhetin që njerëzit të mos mbesin pa paga”, shtoi ai.