Kryeministri britanik Boris Johnson i ka dhënë fund torturës 4 vjeçare në lidhje me marrëveshjen e Brexit.
Sipas marrëveshjes, Britania do të mund të tregtojë në drejtim të BE pa tarifa apo kuota.
Katër vjet, pesë muaj dhe 29 ditë pasi britanikët votuan për t’u larguar nga BE, ka ardhur edhe firmosja e kësaj marrëveshje.
Gjithçka e premtuar në referendumin 2016 është finalizuar tani dhe autoritetet britanike do të marrin përsëri kontrollin e parave, kufijve, ligjeve, ujërave të peshkimit dhe tregtisë.
Shefja e Komisionit të BE Ursula von der Leyen tha se të dy palët “më në fund” arritën një marrëveshje.
“Ishte një rrugë e gjatë dhe me gjarpërime, por kemi një marrëveshje të mirë për të treguar,” tha ajo.
Si liderët e biznesit ashtu edhe publiku i gjerë në tërësi do të marrin frymë lehtësish pas shqetësimeve se një skenar pa marrëveshje do të kishte këputur lidhjet historike të ngushta tregtare.