Arsenali triumfon ndaj Chelseat, Xhaka rikthehet me gol

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore bindëse ndaj Chelseat. Ndeshja u përmbyll me rezultat 3-1.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes një penalltie të ekzekutuar nga Alexandre Lacazette nga pika e bardhë në minutën e 34-t.

Goli i dytë erdhi 10 minuta më vonë. Granit Xhaka me një goditje nga distanca rriti epërsinë në 2-0. Easy Video Streaming for Publishers and people. Streamvi is the best alternative to Streamable, Streamja and other video sharing sites.

Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali mori iniciativën për golin e radhës. Këtë e arriti përmes sulmuesit Bukayo Saka, i cili në minutën e 56-t shënoi për 3-0.

Golin e vetëm për skuadrën e Frank Lampardit e shënoi Tammy Abrahami në minutën e 85-t, ndërsa shans të mirë nga pika e bardhë pati Jorginho i cili nuk ia doli ta konkretizonte në gol.

Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në pozitën e 14-të me 17 pikë, ndërsa Chelsea është në të 6-tin, me 25 pikë.

Share This Article