Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur katër persona si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 215 raste të reja nga 1,012 testime.
Dy të vdekur janë nga Ferizaj (70, 69 vjeç) dhe nga një Drenas (52 vjeç) dhe Istog (61 vjeç). Shifra totale e të vdekurve ka arritur në 1.309. E rasteve pozitive në 50.620.
Rastet e reja pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime.
IKSHPK ka njoftuar se janë shëruar 428 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 39.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.749.