West Bromi ka arritur t’ia rrëmbejë një pikë Liverpoolit në ndeshjen e së dielës.
Takimi i zhvilluar në Anfield përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, ndërsa të parët në epërsi kaluan vendasit.
Sadio Mane realizoi gol në minutën e 12-të pas një aksioni të shpejt në zonën e rreptësisë.
Ndërkohë, mysafirët ia dolën t’i barazojnë shifrat në minutën e 82-të përmes nigerianit Semi Ajayi. Mbrojtësi u gjend bukur në zonën e rreptësisë pas një krosimi nga këndi, duke e dërguar me kokë topin në rrjetë.
Me këtë barazim, skuadra e Jurgen Kloppit vazhdon të qëndrojë në pozitën e parë me 32 pikë ndërsa West Bromi është në të 19-n, me 8 sosh.