ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 16 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 17 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 18 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 18 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 21 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Basha me studentët: Mjaft është mjaft

albnews by albnews
28 December, 2020
in Albania, Technologji
0
Basha me studentët: Mjaft është mjaft
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vazhdën e takimeve me studentët, po zhvillon një bashkëbisedim me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku edhe u njoh me problematikat, sakrificat dhe hapësirat e të rinjve në treg.

Basha deklaroi se sfida e PD është të ndalë largimin e të rinjve ose siç e quan ai, ndaljen e katastrofës kombëtare.

RelatedPosts

Moderatori, letër Eni Vasilit: Mirë rrogat nuk na i jepni, por të paktën na kthe përgjigje e na tako

Qeveria Rama fut fshehurasi në Kuvend ligjin ‘Soros’ për familjen, fshin ndarjen gjinore burrë-grua

Emigracioni i shqiptarëve bëhet shqetësuese/ Eurostat: 1 milionë shqiptarë kanë ikur në 16 vite

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është që këtë kapacitet të jashtëzakonshëm ta përthithim, ta bëjmë pjesë të planit të zhvillimit të vendit, në mënyrë që mos të na largohet drejt vendeve të tjera. Është detyra e qeverisë ta ndalë këtë katastrofë kombëtare të largimit dhe ky është prioriteti kryesor që ne kemi. Gjithë këtë potencial të madh të rinisë shqiptare ta vendosim në funksion të objektivit tonë kryesor që është zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe hapja e vendeve të reja të punës. Vetëm përmes kësaj mund të sjellim një kosto jete të përballueshme. Vetëm përmes kësaj mund të përmirësojmë cilësinë e jetës të gjithë familjeve shqiptare. Vetëm përmes kësaj mund të ndalojmë emigracionin e të rinjve. Vetëm përmes kësaj mund të bëjmë të mundur që investitorët e huaj ta shohin Shqipërinë për atë që është në të vërtetë, një potencial i jashtëzakonshëm që po pret të zhvillohet. Por, ka një pengesë të madhe për zhvillimin dhe pengesa është pikërisht një qeveri që për 8 vite me radhë ka premtuar dhe s’ka mbajtur asnjë premtim. Ka dështuar të çojë përpara qoftë edhe një fushë të vetme të ekonomisë apo të zhvillimit”, tha Basha gjatë bashkëbisedimit me studentët e Universitetit Bujqësor.

Sipas Bashës që të bëhet e mundur kjo, duhet që të gjithë së bashku, rinia dhe të gjithë shqiptarët, të korrigjojnë gabimin e vitit 2013. Për Bashën mosndryshimi që kërkojnë shqiptarët do të ishte me pasoja fatale për vendin.

“Përsëritja e të njëjtit gabim me të njëjtin rezultat është marrëzi. Gabimi nisi në vitin 2013-të. Erdhi me premtime të mëdha me 300 mijë vende pune, me reformën e sistemit të arsimit. Vazhdoi në 2017-ën me tepsi e me timon. Tani nuk ka më kohë. Mjaft është mjaft. Tani është koha për ndryshim. Mosndryshimi do të kishte pasoja fatale. Ky është momenti i fundit për të ndryshuar kurs dhe e vetmja që mund ta bëjë këtë është bashkimi i vlerave. E vetmja që mund ta ndalë këtë të keqe është bashkimi i vlerave. Është opozita, Partia Demokratike, me vizionin për zhvillim në bashkëpunim, me rininë shqiptare dhe me gjithë qytetarët shqiptarë që duan t’i japin formë dhe thelb ndryshimit. Dua t’jua them fare qartë: Nëse ndryshimi është thjesht ndryshim karrigesh ik ti, të vij unë, asgjë nuk do të ndryshojë. Një ndryshim i tillë nuk do t’i shërbejë Shqipërisë, nuk do t’i shërbejë shqiptarëve, nuk do t’i shërbejë rinisë. Që ndryshimi të jetë i vërtetë duhet të kemi një qeveri që ka interesat e njerëzve së pari, ka interesat e rinisë së pari, dhe kjo nis duke bërë të mundur që në veçanti ju që jeni në përfundim të studimeve por jo vetëm, edhe ata që janë në studim e sipër, por edhe ata që nuk kanë arsimin e lartë, të shohin tek qeveria dhe te masat e qeverisë një urë të sigurt për të kaluar nga auditori apo nga shkollat e mesme profesionale drejt tregut të punës. Dhe ky është synimi ynë me programin tonë të stazheve. Ky është synimi ynë me programin tonë të arsimit profesional”, vijoi lideri i opozitës.

Duke u ndalur konkretisht tek bujqësia dhe blegtoria, kreu i opozitës tha se këto dy sektorë do të jenë prioritet i qeverisë së ardhëshme duke garantuar ekspertët e ardhshëm, se nesër qeveria e re do të ketë detyrë kryesore për zhvillimin e këtyre dy sektorëve të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe me potencial të jashtëzakonshëm.

“Sot avantazhi më i madh në bujqësi, në blegtori, në vendet e zhvilluara të botës është pikërisht dixhitalizimi dhe informatizimi. Tregu i prodhimit në fushën bujqësore dhe blegtorale ka veçoritë e veta dhe informacioni për këtë është kyç për vendimmarrje. Çfarë do të mbjellim? Si do të konkurojë ky produk me cilësinë e vet dhe me çmimin me të cilin ne e nxjerrim në treg? Cilat janë avantazhet e produkteve tona? Po a mundet një fermer i vetëm apo qoftë dhe një bashkim fermerësh ta bëjë këtë të mundur pa ndihmën e shtetit? Sigurisht që jo. Prandaj është e rëndësishme që shteti të luajë rolin e vet në këtë sektor më shumë se çdo sektor tjetër. Për ti dhënë mundësinë fermerëve dhe blegtorëve shqiptarë ta kthejnë këtë informacion në mundësi për kultivim dhe për shitje të produkteve. Kush arrin ta bëjë këtë me eficencë e ke kthyer bujqësinë dhe blegtorinë në një minierë floriri për ekonomitë e tyre kombëtare. Subvencione reale, mbështetje reale për fermerët, 100 milionë euro në vit, ky është plani ynë dhe këtu hyn dhe digjitalizimi sepse ne duam të shmangim çdo hallkë të korruptuar të drejtorive rajonale bujqësore që kërkojnë rryshfetin përpara se të japin subvencionin. Potenciali i jashtëzakonshëm, mahnitës i Shqipërisë por dhe i fermerit shqiptar, mbështetja e drejtpërdrejtë nga qeveria me fonde buxhetore por dhe me investime në infrastrukturë dhe në vetvete ky treg, krijon jo thjesht mundësi por një kërkesë, një etje për trurin, për profesionistët, për specialistët në menaxhimin e drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe blegtorisë dhe në menaxhimin e çdo degë dhe sektori tjetër të ekonomisë që është i lidhur me të”, deklaroi Basha./Ora News/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result