Atë që e paralajmëroi presidenti i nderit, Safet Gjici, pak orë pas dorëheqjes së Skënder Gegës, Kukësi e zyrtarizoi sot gjatë pasdites.
Drejtimin e verilindorë e ka marrë Rrahman Hallaçi, ndihmësi i Gegës, që mori rezultate të mira kur qëndroi në stol si trajner i parë në momentin e infektimit të tropojanit me COVID-19.
Në njoftimin e Kukësit shkruhet:
Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, në prag të ndeshjes ndaj Teutës, njëkohësisht e fundit për vitin 2020. Ish-kapiteni Rraman Hallaçi, do të jetë trajneri i skuadrës së parë, duke qenë njohës i mirë i skuadrës dhe klubit. Me fanellën e Kukësit, si futbollist, Hallaçi ka fituar titullin kampion dhe tani është koha për të luftuar dhe fituar si trajner!.