Rama: Xhaçka zë vendin e Cakajt, Peleshi Ministëri i Mbrojtjes

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi që Gent Cakaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Përmes një shkrimi në Twitter, Rama ka shkruar se me Cakajn kanë bërë punë të madhe e me përkushtim.

Kryeministri i Shqipërisë ka bërë të ditur edhe emrin e ministrit të ri.

“Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t’ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme”, ka thënë ai

”Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit. Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes”.

Share This Article