ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zelensky: Putini po kërkon të manipulojë SHBA-në 17 seconds ago
Federata Serbe reagon pas ndryshimit të stadiumit të ndeshjes me Shqipërinë: Të gjithë e kujtojmë çfarë ndodhi në 2014-n 26 minutes ago
Si një bisedë në WhatsApp çoi në shkatërrimin e një perandorie droge milionëshe në Britani 30 minutes ago
Kryeministri britanik thotë se do të dërgojnë avionë të forcave mbretërore në Poloni pas hyrjes së dronëve rusë 32 minutes ago
Ankthi i së dielës po kthehet në fenomen global 43 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Denoncon PD: Rama dhe Veliaj i dhanë 13.9 milionë euro Sadri Abazit

albnews by albnews
29 December, 2020
in Albania, Technologji
0
Raporti i Freedom House, PD: Ramavirusi po shkatërron ekonominë dhe demokracinë e shqiptarëve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Partia Demokratike akuzon kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj se i ka dhënë deputetit socialist Sadri Abazi 13.9 milionë euro.

Në një dalje publike për mediat, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa pohoi se kompania e nipit të Abazit, vijon që të vjelë begatitë e tenderave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

RelatedPosts

Ryanair po “braktis” Spanjën – Shqipëria mund të përfitojë

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Moderatori, letër Eni Vasilit: Mirë rrogat nuk na i jepni, por të paktën na kthe përgjigje e na tako

Sipas PD-së, 4.8 milionë euro kontrata ka përfituar kjo kompani nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm këtë vit.

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE:


Kompania Alko Impex në pronësi të Abër Abazit, nipit të deputetit socialist Sadri Abazi, vijon të vjelë begatitë e tenderave nga bashkia e Tiranës dhe qeveria, konkretisht Autoriteti Rrugor Shqiptar.


4.8 milion euro kontrata ka përfituar kjo kompani nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vetëm këtë vit. Që kur Erion Veliaj erdhi në krye të bashkisë së Tiranës, kompania e nipit të Sadri Abazit ka marrë nga kjo bashki tendera me vlerë 9.1 milion euro, nga të cilat 6.2 milion euro kontrata si operator i vetëm dhe 2.9 milion euro në kontrata ku Alko Impex është operatori kryesor i konsorciumit.


Por favoret dhe paratë publike që Erion Veliaj i dhuron bujarisht kompanisë së Arbër Abazit nuk mbarojnë këtu. Kompania Alko Impex shfrytëzon mijëra metra katrorë në ish-Parkun e Automjeteve Kombinat, Rr. e Fabrikës së Qelqit, ku parkon të gjitha automjetet dhe mjetet teknologjike. Një biznesi i duhet të paguajë 2 deri 3 milion lekë në vit për një vend parkimi në Tiranë. Pra, kompania e nipit të Sadri Abazit shmang në këtë mënyrë pagesën e dhjetëra apo qindra miliona lekëve çdo vit.

Për çudi, parkingun e saj të paligjshëm nuk e shikon policia bashkiake e Tiranës, të cilës nuk i shpëtojnë as arkat me domate apo qeset me majdanoz që shiten për të fituar bukën e gojës. Siç e shihni, kjo kompani vjedh qytetin me aprovimin e heshtur të Bashkisë dhe institucioneve të zbatimit të ligjit.

Në vitin 2019, kur jurist i kompanisë Alko-Impex ishte Jonaid Myzyri, njeriu që sot drejton Komisionin e Prokurimit Publik, ky institucion i dha kompanisë së nipit të deputetit socialist kontratën e parë të pastrimit në Tiranë. Tenderi u fitua liçencë fallso dhe identitet të vjedhur të stafit teknik. Kush, përveç juristit Jonaid Myzyri, mund ta ketë përgatitur dosjen e aplikimit për këtë tendër në kompaninë që edhe inxhinierët për kryerjen e punëve teknike i shpik duke vjedhur identitetin e njerëzve që s’kanë asnjë lidhje me Alko-Impex?
Alko-Impex, që ka marrë rreth 30 miliard lekë tendera publikë që nga viti 2015, që nga Puka, në Shkodër, Tiranë, Kavajë, Librazhd, Devoll e Sarandë, ka fituar kështu një pozitë monopoli në pazarin e punëve publike.
Denoncimet e vazhdueshme në media të tenderave me dokumente false, me staf teknik me identitet të vjedhur dhe me mungesë experience, çuditërisht nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kompania e nipit të Sadri Abazit.

Nëse Rama nuk do të zbatonte standarte të dyfishta në historitë e korrupsionit me punët publike, do t’ia kishte prishur kontratat kompanisë së nipit të Sadri Abazit siç prishi kontratën e DH Albania tek rrethrrotullimi i sheshit Shqiponja.

https://www.facebook.com/watch/?v=1026239761220075
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zelensky: Putini po kërkon të manipulojë SHBA-në

Zelensky: Putini po kërkon të manipulojë SHBA-në

16 September, 2025
Federata Serbe reagon pas ndryshimit të stadiumit të ndeshjes me Shqipërinë: Të gjithë e kujtojmë çfarë ndodhi në 2014-n

Federata Serbe reagon pas ndryshimit të stadiumit të ndeshjes me Shqipërinë: Të gjithë e kujtojmë çfarë ndodhi në 2014-n

16 September, 2025
Si një bisedë në WhatsApp çoi në shkatërrimin e një perandorie droge milionëshe në Britani

Si një bisedë në WhatsApp çoi në shkatërrimin e një perandorie droge milionëshe në Britani

16 September, 2025
Kryeministri britanik thotë se do të dërgojnë avionë të forcave mbretërore në Poloni pas hyrjes së dronëve rusë

Kryeministri britanik thotë se do të dërgojnë avionë të forcave mbretërore në Poloni pas hyrjes së dronëve rusë

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result