Meta: Jemi pranë Kroacisë me të gjithë kapacitetet tona të mundshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi lidhur me tërmetin e fortë që goditi sot Kroacinë.

Kreu i shtetit shpreh trishtimin e tij për tërmetin e rëndë, ndërsa shpreh solidaritetin e tij me popullin dhe autoritetet kroate.

“I trishtuar nga tërmeti i rëndë, që goditi sot Kroacinë mike! Solidaritet njerëzor me popullin dhe autoritetet kroate, me urimin për ta përballuar me të gjithë forcën këtë situatë të vështirë dhe lehtësuar dhimbjen e familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre. Pranë Kroacisë, me të gjithë kapacitetet tona të mundshme, si partnerë strategjikë, krah për krah në çdo sfidë”, tha Meta.

Kroacia u godit ditën e sotme nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ballë dhe deri tani raportohet për viktima, përpos shumë ndërtesave të rrënuara.

Share This Article