Amerika Latine, numri i të vdekurve nga Covid-19 e kalon shifrën 500 mijë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në Amerikën Latine dhe Karaibe e ka kaluar shifrën 500 mijë, ndërsa i rasteve pozitive 15 milionë, sipas të dhënave të Reutersit.

Më tepër se një e treta e të vdekurve janë në Brazil, shtetin më të madh të Amerikës Latine, që ka raportuar sonte për numrin më të madh të vdekurve brenda 24 orëve që nga 15 shtatori. Janë regjistruar 1111 të vdekur.

Brazili në total ka regjistruar afro 7.6 milionë raste të infeksionit dhe shifra zyrtare e të vdekurve ka arritur në 192.681.

Më tepër se një e katërta e të vdekurve të Amerikës Latine janë në Meksikë, që si Brazili ka pasur telashe me valën e re të infeksionit.

Share This Article