Nostradamusi parashikoi katastrofat e vitit 2020

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shumë parashikime të Nostradamusit për vitin që po lëmë pas kishin zjarre të mëdha dhe tërmete.

Profeti francez, Nostradamus, është autori më i famshëm i librave profetikë. Nostradamus shkroi profecitë e tij të pretenduara në formën e metaforave mistike, shumica e të cilave u botuan në librin “Les Propheties” në 1555.

Besohet se parashikimet që lidheshin me tërmetet dhe zjarret për këtë vit përfshinin edhe ato që ndodhen në Greqi, Kroaci, Portugali, Spanjë, Hollandë, Francë, Gjermani dhe SHBA.

Të kujtojmë, një tërmet i fortë, me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter, goditi zonën e Petrinja në Kroaci. Qendra e Petrinjës është shembur plotësisht.

Gjatë jetës së tij (1503-1566), ai parashikoi shfaqjen dhe epideminë e koronavirusit në botë, siç thonë këto fjalë:

“Do të vijë viti i binjakëve (2020) në të cilin do të shfaqet një mbretëreshë që do të vijë nga Lindja dhe e cila do të përhapë murtajën në errësirën e natës në tokë me 7 kodra dhe do ta kthejë muzgun e njerëzve në pluhur për të shkatërruar botën. Ky do të jetë fundi i ekonomisë botërore siç e dini ju, “shkroi Nostradamus.

Përkthyesit e tij më të respektuar sot pohojnë se kjo mund të jetë vetëm shfaqja e një koronavirus. Termi “mbretëreshë” i referohet “kurorës”, dmth COVID-19, “vendi me 7 kodra” është Italia, dhe pluhuri është vdekja.

Share This Article